Shpërthimi i fuqishëm që goditi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, para se të shpallet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri, ishte ekuivalent me një tërmet me madhësi 4,5 ballë, sipas sizmologëve jordanezë.
“Shpërthimi në portin e Bejrutit sonte ishte ekuivalent me një tërmet me madhësi 4,5”, tha në një deklaratë Observatori Sizmologjik në Jordani.
Shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit. Ministria e Shëndetësisë në Liban ka njoftuar se nga shpërthimi janë vrarë të paktën 50 njerëz, dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 2.700 të tjerë.
Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.Të premten një gjykatë e Kombeve të Bashkuara pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit Hariri.
Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt.
Libani është i përfshirë nga tensionet politike. Gjatë periudhës së fundit janë organizuar demonstrata kundër qeverisë duke kërkuar përmirësimin e situatës më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990.
g.kosovari