Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 18,731,900 persona. Ndërkohë 705,023 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 11,944,244 qytetarë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,918,770 të infektuar dhe janë shënuar 160,323 vikitma.
Amerika Latine e ka tejkaluar Evropën si rajoni me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Numri i vdekjeve në botë ka arritur në mbi 700,000. Amerika Latine ka regjistruar më shumë se 206.000 vdekje, duke përbërë rreth 30 për qind të vdekjeve globale nga virusi. Javën e kaluar, rajoni shënoi mbi 5 milionë raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus.
Brazili, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve pas Shteteve të Bashkuara, ka regjistruar rreth 95.800 viktima. Meksika, me numrin e tretë të vdekjeve në botë, ka regjistruar gati 49,000 viktima. Peruja, Kili, Kolumbia, Argjentina, Ekuadori dhe Bolivia janë duke regjistruar shifra të larta të vdekjeve dhe të infektuarve.
Autoritetet në disa vende të rajonit, kanë lehtësuar masat e izolimit dhe kufizimet tjera në mënyrë që të ringjallin ekonominë. Në tërë botën janë regjistruar rreth 18.5 milionë raste të të infektuarve.
Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5.204 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 14,490.
Shumica e vendeve evropiane kanë përmirësuar situatën epidemiologjike, por në javët e fundit është shënuar rritje e numrit të rasteve të të infektuarve. Nga fundi i majit deri në mes të korrikut, nivelet ditore të infeksioneve në të gjithë rajonin ishin rreth 5.000.
g.kosovari