Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy familjeve, për motive pronësie në Tiranë, gjatë të cilit kanë mbetur të plagosur një fëmijë dhe dy të tjerë.
Shërbimet e policisë në komisariatin Nr. 4, pas njoftimit të marrë së në rrugën “Xhaferr Zelka” kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit ishin përdorur sende të forta, menjëherë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga reagimi në kohë i uniformave blu, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes këtyre familjeve.
Uniformat blu bënë arrestuan në flagrancë të A. K., 39 vjeç dhe A. A., 47 vjeç.
I dyshuari A. K., dhe fqinji i tij, A. A., janë përfshirë në një konflikt të ashpër duke e goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar familjarët e tyre, një i mitur me iniciale Xh. K., shtetaset L. K., dhe T. A., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
g.kosovari