Tre pjesëtarë të një familje i ka zënë fortuna në det, mëngjesin e sotëm, kur moti ishte me shtrëngata dhe shira të rrëmbyer.
Mësohet se burri, gruaja dhe djali i tyre kishin dalë në det, në zonën e Jalës, Himarë, për të mbledhur rrjetat e peshkimit, kur i ka zënë stuhia.
Babë e bir kanë mundur të shpëtojnë, ndërkohë që trupi i gruas nuk është gjetur ende, për shkak të detit të trazuar.
Dy të shpëtuarit janë dërguar drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se gruaja mund të jetë rrëmbyer nga dallgët dhe të jetë mbytur, ndërkohë që hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim.
g.kosovari