Tmerri nga Bejruti/ “Zhduket” e tërë lagjja pas shpërthimit në Liban

1 43 780x439

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar nga shpërthimet e fuqishme, që kanë ndodhur sot në qendrën e qytetit të Bejrutit në Liban.

Si pasojë e shpërthimeve janë shembur tarracat e ndërtesave, janë thyer xhamat e shtëpisë, duke bërë që të ngritet një re në formë kërpudhe që ngjante shumë me atë të bombës bërthamore, transmeton Telegrafi.

Shpërthimet kanë ndodhur në portin e qytetit ku gjenden magazinat brenda të cilave kishte eksplozivë, ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve në Liban, NNA.

Sipas burimeve të organeve të sigurisë, në këtë rajon gjenden depo të kimikaleve të ndryshme. Një nga teoritë është që shpërthimin ka munduar ta shkaktoj një lloj kimikali që ishte konfiskuar një vit më parë nga një anije, dhe që gjendej në një depo në port.

E para shpërthimit të fuqishëm, mund të dëgjohen krismat e fishekzjarrëve që fluturonin nëpër qiell. Megjithatë deri më tani nuk dihet shkaku i saktë i shpërthimit apo lloji i eksplozivit që gjendej brenda deposë.

Guvernatori i portit të Bejrutit ka bërë të ditur për Sky News, se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. E një nga zyrtarët e këtij qyteti këtë katastrofë e ka krahasuar me Hiroshimën në Japoni. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga shpërthimi janë lënduar qindra persona.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com