Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër për situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se vënia e qëllimshme e zjarreve është i udhëhequr nga interesa biznesi. Sipas tij, zjarri në Godull-Seman duhet të hetohet si krim i rëndë pas dyshimeve se duan territor të lirë për të golemizuar.
Ai ka lajmëruar se mbi çdo metër katror pyll të djegur atje e kudo në bregdet, do rimbillen pemë dhe kurrë pallate.
Braçe tha se do të përndiqen tani ligjërisht përgjegjësit dhe kurrë s’do pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur.
Postimi i plotë:
Sherbimi i Mbrojtjes nga Zjarri prej tre vitesh eshte funksion i plote i bashkive ne te gjithe vendin.
Ne pjesen me te madhe te bashkive eshte nje sherbim i ri, po themelohet, organizohet e paiset ne pune e siper; Ashtu sic sherbimi i emergjencave po riorganizohet ne perputhje me ligjin si pergjegjesi edhe e bashkive;
DUHET SHUME PUNE E ANGAZHIM, BURIME FINANCIARE DHE NJEREZ TE KUALIFIKUAR, ME SHUME KOMUNIKIM PER TE BERE KETE PUNE JETIKE!
Tani, sic e shihni nga numrat, vatrat me te shumta te zjarrit jane ne kullota e shkurre;
Zjarrefikesit ne terren thone se jane te gjitha te qellimshme, ose per te rigjeneruar kulloten, ose per inat te tjetrit qe ka nje kontrate.
E kuptoni per sa pak behet gjema?
Atehere, te gjitha agjencite, kane marre detyren te hetojne cdo rast, te kallezojne, te arrestojme, te prishin kontratat me zjarrevenesit;
TOLERANCA ME TA MBARON NJEHERE E MIRE!
Ne pyje eshte tjeter histori; Niveli i krimit ketu eshte pak me lart dhe i udhehequr nga interesa biznesi. Zjarri ne Godull-Seman duhet te hetohet si krim i rende pas dyshimeve se duan territor te lire per te golemizuar;
ATEHERE PO UA THEM SOT,
MBI CDO METER KATROR PYLL TE DJEGUR ATJE E KUDO NE BREGDET,
DO RIMBILLEN PEME, KURRE PALLATE!
Do perndiqen tani ligjerisht pergjegjesit dhe kurre sdo pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur.
Ne fund, dua te falenderoj qindra burra qe po luftojne me zjarret ende, te zjarrefikesve, te sherbimit pyjor, te ushtrise;
DUA TE FALENDEROJ EDHE VULLNETARET E ANGAZHUAR ME TA!
PYJET E KULLOTAT JANE TONAT,
TE TE GJITHEVE!