Mjekja e spitalit të Sanatoriumit, i njohur si spitali Covid-2, Silvana Bala, dha detaje lidhur me vdekjen e kolegut të saj, Anibal Byberi nga Tropoja.
Bala bëri me dije se Byberi gjeti vdekjen teksa ishte duke u intubuar, teksa në momentin e paraqitjes në spital, parametrat jetësorë i kishte shumë të ulët.
“Anibali ka qenë një nga shokët e mi, ka kryer specializimin dhe punonte si mjek familje në Tropojë. Ka ardhur dje pasdite vonë. Ka qëndruar në shtëpi sipas rekomandimit të mjekut që e ka pritur 10 ditë. Kishte një peshë shumë të madhe.
Pacientët që shoqërohen me sëmundje të tjera, dhe vijnë me vonesë është e vështirë ta përballosh virusin. Kemi pas jetë të humbura për shkak të obezitetit”, u shpreh Bala.
g.kosovari