Nga shiu në breshër, kështu e ka pësuar një shqiptar në Itali, i cili ka rënë pre e hajdutëve dhe më pas është ndëshkuar me gjobë.
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytezën Pavullo nel Frignano, pranë Bolonjës, ku shqiptarja 45-vjeçare ra pre e hajdutëve të cilët i vodhën portofolin, raporton newsbomb.al.
Ajo vendosi të shkojë në stacionin policor për të denoncuar ngjarjen, por e pësoi keq pasi karabinierët vendosën ta gjobisin për shkelje të karantinës.
Çdo shtetas shqiptar që hyn në Itali, duhet të qëndrojë i karantinuar për një periudhë 14 ditore.
/e.rr