Personi më me fat në botë, i shpëtoi sulmit në 11 shtatorit dhe atij në Bataclan. 36 vjecari më me fat në botë quhet Matheë dhe i ka shpëtuar sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 tek kullat binjake si edhe sulmeve të 13 nëntorit në teatrin Bataclan, aty ku 3 xhihadistë vranë 89 persona.
36 vjecari ishte qëlluar në këmbë në teatrin “Bataclan”, i cili u sulmua të premten e 13 nëntorit. Matheë kishte mundur që të largohej nga teatri dhe ishte njëri ndër qindra personat që kishin ardhur për të ndjekur bandën nga California që po luante në “Bataclan”, “Eagles of Death Metal”.
Ai thotë se menjëherë pasi xhihadistët shtinë me plumba, i ishte drejtuar daljes së teatrit, pasi kishte mundur që të kuptonte se ishin të shtëna armësh.
Përpara 14 vitesh, kur tek kullat binjake kishte ndodhur sulmi, Mathew kishte qenë pranë zonës afër qiellgërvishtëseve dhe kishte mundur që të shpëtonte pa u dëmtuar.