Një varkë peshkimi është mbytur këtë pasdite në portin e Durrësit, teksa ndodhej e ankoruar në kalatë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime nga kapiteneria lokale, sipas të cilave në momentin e mbytjes në bordin e varkës nuk ndodhej askush.
Sipas burimeve, moti i keq ka shkaktuar përplasje mes mjeteve lundruese të ankoruara dhe varka “Dejvi” dyshohet të ketë pësuar çarje, çka ka sjellë dhe fundosjen e saj.