Prej disa orësh sistemi TIMS në pikën Kufitare të Muriqanit nuk punon, duke krijuar kushtu një radhë të gjatë në të dyja anët e kufitar me Malin e Zi.
Mësohet se probleme ka pasur në sportelin e palës shqiptare.
Ndërkohë, ditën e djeshme ka pasur avari në anën e palës malazeze. Për fat të keq, qytetarëve u duhet të presin në radhë deri në kohën kur të rikthehet në punë sistemi TIMS.