Policia spanjolle ka marrë masa të rrepta sigurie për zhvillimin normal të superndeshjes së Primera Division midis gjigantëve Real Madrid dhe Barcelona.
Stadiumi legjendar “Santiago Bernabeu” është blinduar nga forcat e sigurisë ndërkohë në ambjentet e jashtme dhe ato të brendhsme janë ushtruar kontrolle të imtësishme nga xhenierët.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 12-të të ligës spanjolle.
Janë publikuar formacionet zyrtare për El Clasico
Real Madrid dhe Barcelona kanë publikuar formacionet zyrtare para El Clasicos, e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu, duke filluar nga ora 18:15, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e dymbëdhjetë në La Liga.
Barcelona nuk rrezikon me Messin që e nisë këtë ndeshje nga banka rezervë.
Real Madrid: Keylor; Danilo, Varane, Ramos, Marcelo; Kroos, Modric; James, Bale, Ronaldo; Benzema
Barcelona: Bravo, Alves, Pique, Mascherano, Alba; Rakitic, Busquets, Iniesta, SergiRoberto; Suarez Neymar.