Xhamia e Unazës së Re është një prej 6 objekteve të kultit mysliman, jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ajo është ndërtuar 7 vite më parë, në tokën e dhuruar nga një besimtar.
Sipas besimtarëve të kësaj xhamie, ajo është ndërtuar me financimin e vetë frekuentuesëve të saj. Ndryshe nga besimtarët e Xhamisë së Fushë Mzezit, ata nuk dëshirojnë të jenë pjesë e Komunitetit, pasi thonë se zyrtarët e saj ndjekin ideologji radikale.
Të njëjtën gjë thotë për TV Klan edhe imami i kësaj xhamie, Armand Ali. Xhamia e Unazës së Re u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë pas arrestimit të imamit të vetëshpallur Genci Balla, me akuzën për rekrutim të personave për kryerjen e aktëve terroriste.