Policia ka monitoruar gjate nates drejtuesit e mjeteve qe udhetonin ne rrugën Tirane-Elbasan dhe ka ndeshkuar shume syresh per shpejtesi te madhe dhe mosrespektim te rregullave te qarkullimit rrugor.
“Prej orës 20:00 e deri në këto momente janë pezulluar 9 Leje Drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h. Gjithashtu janë vendosur dhe 8 masa për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte shtetas i huaj”- njofton policia.
NJOFTIMI
Monitorim, për parandalimin e aksidenteve rrugore
167 km/h, 🛣✈🚀🙏🙏 në Sauk-Teg.
Vijon kontrolli me Radar, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, ku prej orës 20:00 e deri në këto momente janë pezulluar 9 Leje Drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h.
Gjithashtu janë vendosur dhe 8 masa për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte shtetas i huaj .
Ndërkohë që prej orës 22.00 po vijojnë kontrollet me drager në të gjitha rrugët e Tiranës ku deri në këto momente janë pezulluar 4 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varion nga 0.29 mg/l deri në 0.41 mg/l
Mos nxitoni për të arritur fundin, shpejtësia vret jetë.
Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur pasi në cdo rrugë ju pret drageri dhe polici
#MosPerdor🥃gjate drejtimit te 🚘
#RespektoKufizimeteShpejtesise
g.kosovari