Presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç ka shitur 40% aksione të kompanisë së tij të arit e cila shkon diku tek 400 milionë euro.
Ky vendim i manjatit rus ka ardhur si pasojë e krizës nga koronavirusi, ku kompanitë e tij kanë humbur shumë para, teksa atij i duhet të mendojë edhe për klubin e futbollit Çelsi që ka në pronësi.
Trajneri Frenk Lampard ka shpenzuar dhe planifikon të shpenzojë shuma të mëdha në merkato.
Përveç merkatos është edhe rikonstruktimi i stadiumit “Stamford Bridge” që pritet të kushtojë rreth 1 bilion euro.
Duke marrë parasysh këto, Abramoviç ka vendosur të shesë askione në njërën prej kompanive të tij.
g.kosovari