Komisioni Evropian njoftoi të premten se ka arritur një marrëveshje me gjigantin farmaceutik francez Sanofi për të rezervuar 300 milion doza të një vaksine të mundshme të ardhshme të COVID-19.
Komisioni Evropian ka përfunduar bisedimet e marrëveshjes së blerjes me “Sanofi”.
Marrëveshja do të ofronte një mundësi për të gjitha shtetet anëtare të BE-së për të blerë vaksinën.
Plani është që BE të ketë një marrëveshje që i lejon asaj të blejë 300 milion doza në emër të të gjitha vendeve anëtare, pasi një vaksina të jetë provuar e sigurt dhe efektive kundër COVID-19.
Presidenti i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha: “Ndërsa ne nuk e dimë sot se cila vaksinë do të funksionojë më mirë në fund, Evropa është duke investuar në një portofol të larmishëm të vaksinave premtuese, bazuar në lloje të ndryshme të teknologjive. Kjo rrit shanset tona për të marrë me shpejtësi një ilaç efektiv kundër virusit.”
Komisioni aktualisht po negocion me disa zhvillues të vaksinave për të bërë marrëveshje të ngjashme, tha ai.
g.kosovari