Vendi ka regjistruar sot 79 raste të reja me COVID-19, ndërsa fatkeqësisht tre persona humbën jetën.
Ndërkohë vijon të jetë i lartë edhe numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në total në 157. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se sot kanë lënë spitalin 69 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952.
Që nga fillimi i epidemisë, në vendin tonë janë regjistruar 5276 persona me koronavirus, ndërsa raste aktive janë 2167.
Tre qytetet më të prekura në vend, janë Tirana Durrësi dhe Shkodra. Tirana vijon të jetë vend të parë, me 1191 të infektuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1191
Durrës 256
Shkodër 209
Vlorë 94
Fier 83
Lezhë 82
Kukës 65
Korçë 60
Elbasan 47
Gjirokastër 29
Berat 27
Dibër 24
g.kosovari