Dy persona janë vënë në prangat e policisë në Durrës dhe Krujë, të akuzuar për dhunë në familje.
Efektivët e policisë në zonën e Plazhit kanë arrestuar në flagrancë Sh.M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të fejuarës së tij, shtetases S.C., 17 vjeçe.
Gjithashtu, efektivët e policisë Krujë kanë ndaluar të shpallurin në kërkim G.P., 37 vjeç, banues në Larushk, Krujë.
Prangosja e tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penalë “Dhunë në familje”.