Ajo është ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore në vendin tonë. Bëhet fjalë për Irini Qirjakon, e cila numëron plot 45 vite në skenë kushtuar këngës popullore dhe veçanërisht asaj polifonike.
Në një intervistë në “Rreze Dielli”, ajo rrëfeu shumë të pathëna për jetën e saj profesionale dhe personale në karrierën e saj shumëvjeçare.
Një ndër momentet mjaft të vështira në karrierën e saj, ka qenë edhe një koncert në kohën e komunizmit kur u pretendua për bombë të cilën ajo e kujton kështu:
“Erdhi ai i sigurimit që na shoqëronte, se ishte në kohën e monizmit ajo, dhe ‘stop’ tha, koncerti nuk do bëhet, ne nuk hiqnim dorë, mbaj mend edhe Besim Zekthin kishte dhe gruan e tij Sadijen, dhe mbaj mend që i thanë të paktën të iki njëri nga juve, as gruaja as burri nuk iku nga skena, dhe ne nuk lëvizëm nga skena nuk u larguam dhe pastaj erdhi ambasadori jonë dhe ai vetëm me ambasadorin u detyruam të dalim jashtë, u bë kontroll në fakt ajo ishte gjë e re nuk ishte e vërtet por kjo u bë për të sabotuar koncertin dhe pastaj kur dolëm jashtë, u futëm brenda menjëherë, e verifikoj shumë mirë shteti Francës dhe koncerti pastaj u bë, u bë nami në koncert, Kishte shumë shqiptarë edhe francezë kishte, me flamurin shqiptar në sallë duke brohoritur për Shqipërinë, e imagjinoni ccfarë emocionesh kemi përjetuar ne dhe aty kur pamë shqiptarët në skenë na dukej sikur ishim në mëmëdheun tonë”, u shpreh ajo.
Ajo u kthye pas në kohë, në ditën e saj të dasmës, ku tregoi edhe disa foto, por ndryshe nga ç’mund të imagjinonim Irini nuk ka pasur dëshirë që të bëhet nuse, mirëpo momenti kur veshi fustanin e bardhë duket se ndryshoi gjithçka.
“Unë nuk kam dashur të bëjë dasmë fare, kjo ishte më e bukura dhe burri im ishte çun I vetëm dhe vjehrra dhe vjehrri im donin që të bënin dasëm, 5 motra ai dhe një djalë. Në shtëpinë time nuk bëra dasëm unë, se ne 6 fëmijë mamaja ime nuk kishte mundësi ekonomike,por dhe këta ishin gjashtë fëmijë, por këta e shtrënguan dhe thanë djalin nuk e nxjerrim pa dasmë, vjen vjehrri dhe më lutet ‘Të keqen babai, unë e kam një djalë të vetëm dhe dua ta bëj dasmën’ dhe pastaj mirë thash unë bëjeni, mirëpo kur u vesha dhe u bëra nuse pastaj, ua sa më pëlqeu nuk doja ta hiqja fustanin’’. u shpreh ajo duke thënë se më pas e kishte kënaqësi shumë të madhe të vishej nuse.