Në parlamentin e Shqipërisë janë konfirmuar deri më tani tre deputetë të infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për socialistin Elio Hysko dhe dy deputetët opozitarë Ralf Gjoni dhe Enver Roshi.
Pikërisht ky i fundit, Enver Roshi ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore, sa që është dërguar për mjekim në Turqi.
Mësohet se dërgimi i tij në Turqi, është bërë mbrëmjen e së enjtes, për shkak të problemeve në mushkëri.
Ndërkohë dy deputetët e tjerë ndodhen të karantinuar në shtëpi, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
/a.r
Sherim te shpejt