Presidenti Donald Trump hodhi për herë të parë të enjten idenë për t’i shtyrë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, pas aludimeve të tij se votimi me postë do të rezultojë në manipulime, aludime që nuk duket të kenë ndonjë bazë.
Presidenti Donald Trump hodhi për herë të parë të enjten idenë për t’i shtyrë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, pas aludimeve të tij se votimi me postë do të rezultojë në manipulime, aludime që nuk duket të kenë ndonjë bazë.
Presidenti Trump shkruante të enjten në Twitter se “Me votimin e përgjithshëm me postë zgjedhjet e 2020s do të jenë zgjedhjet më të pasakta dhe më të manipuluara në histori.
Do të jetë një turp i madh për SHBA. A duhen shtyrë zgjedhjet në mënyrë që njerëzit të mund të votojnë siç duhet???,” shkruante presidenti në Twitter.
Datat e zgjedhjeve federale përcaktohen nga Kongresi dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë dispozitë për shtyrje të ceremonisë së inagurimit të Presidentit më 20 janar 2021.
Presidenti Trump edhe më parë ka lënë të kuptohet se nuk do t’u besonte rezultateve të zgjedhjeve, e ngjashme kjo me ankesat e ngritura prej tij në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Megjithatë, asnjëherë më parë ai nuk kishte hedhur aq drejtpërdrejt idenë për ndryshimin e datës 3 nëntor.
Presidenti ka hedhur dyshime mbi legjitimitetin e fletëvotimeve me postë, të cilat janë përdorur në një numër shumë më të madh gjatë primareve në kushtet e pandemisë. Ai gjithashtu ka bërë aludime të pabazuara se votimi do të manipulohet dhe nuk ka pranuar të thotë nëse do t’i pranonte rezultatet zyrtare të zgjedhjeve nëse humbet./ VOA
g.kosovari
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.