Gjendet brenda vilës së tij i pajetë një binzesmen.
Ai është gjetur i pajetë brenda vilës, në një kompleks, që ndodhet në periferi të Tiranës.
Eugert Lazaj ishte pronar i një resorti, në aksin Tiranë-Durrës.
Pranë trupit të tij policia gjeti edhe një armë zjarri.
Dyshimet e para flasin për një vetëvrasje, në kushtet e depresionit të biznesmenit.
Megjithatë rrethanat janë ende të paqarta dhe po hetohen nga policia.
Lazaj ishte pronari i resortit “Adorions Palace,” në Maminas.