Nikolas Löbel, deputet gjerman i CDU-së së Kancelares Angela Merkel, njëherazi anëtar i politikës së jashtme në Bundestagun gjerman dhe bashkëraportues për Shqipërinë, ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese.
Ai i ka cilësuar zhvillimet e sotme si një hap të shkëlqyeshëm për Shqipërinë në rrugën drejt BE.
“Ky është një hap i shkëlqyeshëm për Shqipërinë në rrugën drejt Evropës.
Parlamenti shqiptar plotësoi Marrëveshjen e Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar një rekomandim të OSBE-së bazuar mbi Reformën Zgjedhore dhe demokratizimin më tej të procesit zgjedhor.
Ju lutemi punoni së bashku edhe në të ardhmen!”, nënvizon Löbel.
/a.r