Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka votuar unanimisht, Aida Hajnajn si drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se të gjithë anëtarët kanë qenë prezent në seancën e sotme.
Aida Hajnaj u propozua nga SPAK, pasi 3 rivalët e tjerë të saj ishin skualifikuar.
Hajnaj do të jetë kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose e quajtur ndryshe si ‘FBI’-ja shqiptare.
PD paralajmëroi përzgjedhjen e Aida Hajnajt në krye të BKH-së teksa akuzoi Ramën se me vendosjen e saj do të kapë edhe këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.