Një person 43 vjeçar në Itali, ka vdekur pasi ka kaluar 4 muaj në spital.
Burri, me emrin Demetrio Campanella, në mars ishte infektuar me koronavirus.
Ngjarja është raportuar nga “Il Tirreno”, portal i Toskanës, në Itali. Banues në Livorno, pacienti ishte shtruar në mes të marsit në spitalin Cisanello, poliklinika kryesore në Pisa.
Me javë testi i dilte negativ por gjendja e tij pas qëndrimit të gjatë në spital ishte e pasigurtë dhe pas disa muajsh nga infektimi, siç thuhet ne portal, për 43-vjeçarin janë shfaqur ndërlikime aq sa kanë sjellë edhe fundin tragjik.