Interop Tokio, ekspozita më e madhe e TIK-ut në Japoni, i dha Huawei OptiXtrans DC908 çmimin për performancën më të mirë duke e vlerësuar për densitetin e lartë, mirëmbajtjen e funksionimin inteligjent si edhe thjeshtësinë. Ky çmim u akordua pas raundeve të shumta të përzgjedhjes, duke e bërë OptiXtrans DC908, produktin e vetëm të ndërlidhjes së qendrës së të dhënave që nderohet me këtë çmim.
Me zhvillimin e shpejtë të të dhënave, shërbimeve cloud dhe internetit në celular, trafiku midis qendrave të të dhënave po rritet. Një numër në rritje i ndërmarrjeve vendosin të ndërtojnë qendrat e tyre të të dhënave, duke i bërë një pikë kryesore globale për investime. Sidoqoftë, produktet tradicionale të transmetimit dhe aksesit (WDM) janë komplekse në mirëmbajtje dhe funksionim, si edhe të ngadalta në rrjedhën e shërbimeve. Prandaj, rrjetet që ndërlidhin qendrat e të dhënave nuk duhet të jenë vetëm të shpejta, por edhe inteligjente, të thjeshta për t`u vendosur, duke mundësuar shërbime të shpejta me investime minimale.
Me mbi 20 vjet përvojë në fushën e optikës, Huawei zhvilloi OptiXtrans DC908, një produkt novator për klientët e ndërmarrjeve. Kjo pajisje siguron deri në 88 Tbit/s kapacitet për fibër dhe 6.4 Tbit/s për njësi. Produkti gjithashtu përmban densitet të lartë, një dizajn të integruar optiko-elektrik dhe funksionim e mirëmbajtje të gatshme për inteligjencë artificiale. Me këtë produkt, personeli i IT mund të implementojë vendosjen në vetëm tetë minuta, pa kërkuar personel të përkushtuar. Ai gjithashtu maksimizon vlerën e fibrës optike dhe minimizon koston për-bit për klientët e ndërmarrjeve.
Kim Jin, Drejtues për Rrjetin e Transmetimit dhe Aksesit për Ndërmarrjet në Huawei, tha, “Si produkti i vetëm ndërlidhës i qendrave të të dhënave (DCI) që mori këtë çmim në Interop Tokyo 2020, Huawei OptiXtrans DC908 ka fituar miratimin e panelit të ekspertëve. Huawei do të vazhdojë të rrisë investimet strategjike dhe novacionin në kërkim e zhvillim (R&D) në fushën optike për të krijuar vlerë më të madhe për klientët në të gjithë botën dhe për t’i ndihmuar ata të arrijnë sukses në biznes.”
Interop Tokyo është aktiviteti më i njohur për rrjetet dhe informatikën, si dhe ekspozita e TIK-ut më e madhe dhe më me ndikim në Japoni. Çmimi për performancën më të mirë është ndër më të rëndësishmit për produktet në vitrinën e jashtëzakonshme të Interop. Fitues shpallet produkti ose zgjidhja më novatore, teknikisht udhëheqëse dhe me vlerë komerciale, e zgjedhur nga qindra kandidatë prej një paneli të përbërë nga ekspertë të autorizuar në industri dhe profesorë universiteti. Si të tillë, çmimet e Interop kërkohen shumë nga kompanitë e teknologjisë për të përmirësuar udhëheqjen e tyre teknike.