Një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e murin e një shtëpie gjatë pasdites së sotme në aksin rrugor Berat-Poliçan në lagjen Kullau. Shoferi ka qenë duke udhëtuar shumë shpejt jashtë normave të lejuara dhe është përplasur keq duke u kthyer në krah të kundërt.
Nga përplasja të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit i identifikuar me iniciale N.Xh rreth moshës 30-vjeçare dhe pasagjeri që ka qenë në makinë.
/e.rr