KLP i është përgjigjur zyrtarisht përfaqësuesit të huaj të ONM, Theo Jacobs pas kritikave të këtij të fundit për prokurorët e SPAK dhe cilësinë e hetimeve të rastit Luan Daci.
KLP në njoftim zyrtar për mediat sqaron se të tilla deklarata janë të qortueshme dhe se çdo pretendim i ngritur për profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve mund të verifikohet me mjetet dhe procedurat e sistemit ligjor.
Më tej KLP sqaron se SPAK si institucion i ri nuk mund të vlerësohet vetëm një herë bazuar mbi këto kritere. Por për më tepër thuhet se çdo diskutim tjetër përtej atyre që mund të verifikohen është për të cënuar imazhin e institucionit.
Theo Jacobs, i njohur si ‘njeriu’ i hekurt e Vettingut, i cili ka rolin e përfaqësuesit të huaj në ONM është bërë shkaku i shkarkimit të shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. Por në 17 korrik atij nuk i pëlqeu vendimi i SPAK për të pushuar hetimet ndaj gjyqtarit të Apelit të Shkodrës, Selim Kryeziun dhe dy kolegë të tjerë, por edhe për anëtarin e KPA, Luan Dacin.
Sipas Jacobs këto vendime nuk qëndronin dhe në SPAK janë prokurorë që në fakt nuk duhet të jenë aty.
NJOFTIMI NGA KLP
KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
Tiranë, më 27.07.2020
Deklaratë për Media
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (Këshilli) është njohur zyrtarisht me komentet e përfaqësuesit të
ONM gjatë një seancë dëgjimore të mbajtur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në datën
17.07.2020 dhe reagimin publik të SPAK ndaj këtyre komenteve.
Kujtojmë se sipas Kushtetutës, Këshilli ka për detyrë të garantojë, midis të tjerash,
llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të republikës, përfshi prokurorët e SPAK. Për më
tepër Këshilli është organ themelues i SPAK dhe mbikëqyrës sa i takon performancës dhe
disiplinës së prokurorëve të kësaj strukture. Në këto kushte ne nuk mund të jemi indiferentë
ndaj deklaratave publike që lidhen me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve të
SPAK.
Ne jemi të vetëdijshëm së suksesi i SPAK varet, në rradhë të parë, nga cilësia dhe integriteti i
prokurorëve të saj. Me këtë bindje, në një përpjekje për të përzgjedhur prokurorët më të mirë,
ne zhvilluam një proces tepër kërkues dhe transparent i cili zgjati plot 9 (nëntë) muaj. Në kuadër
të atij procesi ne verifikuam në detaj profesionalizmin dhe integritetin e të gjithë kandidatëve.
Kujtojmë se pavarësisht verifikimeve tona të thella , kushti mbi kushtet për të gjithë kandidatët
ishte kalimi me sukses i sprovës se vetting – ut. Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK,
e kanë kaluar këtë sprovë. Natyrisht që integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK
nuk verifikohet vetëm një herë. Eshtë detyra e Këshillit të sigurohet në vijimësi për garantimin
e standardeve profesionale e etike të prokurorëve të SPAK. Në këtë kuadër të gjitha
institucionet dhe publiku i gjerë janë të ftuar të ndihmojnë Këshillin në realizimin e kësaj detyre
të rëndësishme.
Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se SPAK është institucion i ri i cili, mishëron aspiratën dhe
mundësinë tonë më të mirë si shoqëri për arritjen e drejtësisë shoqërore përmes goditjes penale
të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me gjasë dy plagët më të thella të vendit. Në këto
kushte, suksesi i SPAK, do të përcaktohet edhe nga imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi
që ai duhet të ngjallë tek publiku. Pikërisht në funksion të garantimit të këtij besimi, pa të cilin
institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë në asnjë vend të botës, deklaratat publike
(qofshin edhe personale) që venë në dyshim integritetin dhe/ose profesionalizmin e
prokurorëve janë të qortueshme pasi sistemi ynë ligjor ofron mjete dhe procedura të
përshtatshme për trajtimin e cdo pretendimi që lidhet me profesionalizmin dhe integritetin e
prokurorëve. Cdo pretendim i këtij lloji nuk mund të trajtohet veçse në mënyrën e parashikuar
nga ligji dhe në intitucionet e parashikuara nga ligji. Në të kundërtën çdo diskutim është i
destinuar të jetë vetëm një opinion që vetëm cënon në mënyrë të padrejtë imazhin, edhe kështu
të brishtë, të institucioneve të reja të drejtësisë.
/e.rr
O zoti ibrahimi dhe zoterinj te klp,nuk thyhet pasqyra vetem pse ajo te paraqit siç je. Jacobs@ONM jane kushtueshmerisht ne krye te detyres edhe duke bere verejtje ndaj jush. Dobesite kerkojini te vetja dhe i eleminoni e mos na beni politike duke zhgenjyer nje popull qe pret DREJTESI NE KETE VEND.