Një javë nga atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani forcat speciale RENEA zbarkuan në Elbasan në një operacion të gjerë ku deri më tani janë ndaluar dy të dyshuar për ekzekutimin e 39-vjeçarit.
Nga raportimet e para mësohet se dy të arrestuarit janë vëllezër, 35-vjeçari Selim Manehasa dhe Ymer Manehasa të dyshuar si bashkëpunëtor në atentat. Selimi është pronar i një pike makinash të përdorura në Peqin që mendohet se ka siguruar një prej automjeteve që u përdor në atentat.
Report TV raporton se shihet prezenca e lartë e forcave policore. Njohur ndryshe si ‘Rramani’, 39-vjeçari me precedent penal për trafik droge, dyshohet se është ekzekutuar pikërisht për prishje të pazareve të drogës mes grupeve kriminale.
Operacioni ku u sekuestruan edhe armë u ndoq nga afër edhe nga drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu. Në drejtorinë e policisë Elbasan ka mbërritur Ardi Veliu, Aida Hajna drejtori i krimeve të rënda, Arben Dashi.
/e.rr