Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka folur për hapjen e PD-së dhe për propozimin e emrit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, nga demokratët e Shkodrës.
Patozi tha se nuk e sheh bindjen e Topallit të afërt me atë të partisë që drejton sot Lulzim Basha. Ai theksoi se nëse PD do të ishte hapur me të vërtetë rikthimin e Topallit do ta kërkonte gjysma e partisë.
“Nëse PD do hapet realisht, Jozefina Topallin duhet ta propozojë gjysma e partisë. Fakti që e propozon njëri atje në Shkodër, duket sikur është urdhër nga Tirana”, theksoi Patozi.
/e.rr