Përzgjedhja e emrit të Aida Hajnajt për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit është përshëndetur edhe nga SHBA.
Madje ambasadorja Yuri Kim e cilëson si një hap tjetër nër rrugën drejt reformës së drejtësisë.
“Një tjetër hap përpara në rrugën e reformës në drejtësi, teksa Komiteti Përzgjedhës për Drejtuesin e BKH-së ka dërguar në KLP për aprovim emrin e Aida Hajnaj. Hapi tjetër: Stërvitja në FBI me ligjzbatuesit më të mirë amerikanë. Gur mbi gur bëhet mur”. – shkruan Kim.
Ky është mesazhi i dytë që ambasadorja i kushton brenda pak ditësh formimit të BKH. Madje sot ajo ka marrë në mbrojtje edhe emrin e Hajnajt, që u sulmua nga Partia Demokratike përmes Edi Palokës.
Ky i fundit e akuzoi qeverinë se po përpiqet të kapë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke skualifikuar të gjithë kandidatët, përveç Aida Hajnën.
Demokratët kërkuan rihapjen e garës për kreun e BKH-së, kërkesë kjo që nga SHBA u cilësua si tentativë për ta zvarritur procesin.
/JavaNews/a.r