Rëndohet bilanci i COVID-19 në Shqipëri. Pas mësuesit 39-vjeçar Gazion Rusi, nga Shkodra, një gardist 58-vjeçar ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.
Viktima, G.P mësohet se ka qenë gardist dhe ka shërbyer si shoferi i ministres Elisa Spiropali.
Ai ka shfaqur dy ditë më parë simptomat e COVID-19 dhe situata sa ka ardhur duke u përkeqësuar.
Sipas report tv, nisur nga simptomat, ai është dërguar në spitalin COVID-2, te Sanatoriumi nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka arritur që të fitojë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë ditën e sotme.
Ende nuk ka një konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë për rastin.
g.kosovari
Ngushllime familjes