Një fëmijë 12-vjeçar është mbytur sot në det.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në plazhin e Tales, në Lezhë.
I ndieri është banues në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës, dhe kishte shkuar për të pushuar në zonën e Tales.
Janë të paqarta shkaqet e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.