Tirana ia doli të fitojë më në fund titullin kampion, i cili mungonte në klubin bardheblu prej plot 11 vitesh.
Ky titull për Tiranën vjen në momentin më të mirë të mundshëm, pasi ky vit përkon edhe me 100-vjetorin e klubit. Urimet për kryeqytetasit ishin të shumta, duke filluar nga rivalët dhe deri te lojtarë që kanë bërë histori në futbollin shqiptar.
Nuk munguan as urimet nga Shkupi dhe tifozët e kësaj skuadre “Shvercerat”, të cilët njihen për miqësinë që kanë me Tiranën dhe tifogrupin “Tirona Fanatics”. Pas mesazhit të urimit në faqen zyrtare, së fundmi “Shvercerat” kanë pasur një urim ndryshe për Tiranën.
Në një video të postuar në faqen e tyre në “Facebook”, ata shihet teksa dhurojnë spektakël me flakadanë dhe këndojnë për Tiranën, duke uruar bardheblutë për titullin kampion.
PANORAMASPORT.AL