Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale nga puna e përditshme e Urgjencës Kombëtare, që këto kohë përballet me një numër të lartë thirrjesh për shkak të pandemisë.
Sipas Ramës 127 është në dispozicion të qytetarëve 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, ndërkohë që bën apel për t’i ndihmuar duke u kujdesur për vetën në mënyrë që të mos infektohen.
Në videon e publikuar thuhet se rreth 540 thirrje vijnë në ditë në urgjencën kombëtare, ndërsa 42 misione ditore për të prekurit me koronavirus kryhen prej saj.
“🔴#COVID19
🚨Punë e palodhur e Njësisë së Koordinimit dhe ekipeve të terrenit të #UrgjencësKombëtare, në shërbim 24/7 për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve.
👉🏼T’i ndihmojmë të gjithë bashkë për të përballuar këtë situatë, me kujdes çdo ditë, duke respektuar rregullat e jetesës në normalitetin e ri🙏🏼
😷#VendoseMaskën
↔️ #RuajDistancën
🧴#KujdesuPërHigjienën
Bashkë 🤜#COVID19🤛“, shkruan Rama
g.kosovari