Një grup ekstremistësh grek dogjën në orët e vona të së enjtës flamurin turk në Selanik, në shenjë proteste ndaj kthimit të “Shën Sofisë” në xhami. Ndërsa marshonin drejt konsullatës turke në Selanik, protestuesit thërrisnin “Për atdheun, kombin dhe ortodoksinë”. Ndërsa dogjën flamurin turk para konsullatës, protestuesit kënduan edhe himnin kombëtar grek.
Ky veprim u dënua nga Ankaraja zyrtare. Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm turk, akuzoi autoritetet greke, se me qëndrimet e tyre për kthimin e Shën Sofisë në xhami, provokuan opinionin publlik.
“Djemtë e pistë të Europës, këta racisë të cilët nuk kanë marrë mësimet e duhura nga historia. Ato që nuk respektojnë flamurin tonë të lavdishëm. Greqi duhet të zgjohet nga ëndrra bizantine, nga e cila nuk u zgjua dot për 567 vite, për të shpëtuar nga frustrimi”, u shpreh Aksoy.
Ai shtoi se Xhamia e Madhe Shën Sofia, si pasuritë e tjera kulturore në trojet turke, i përket Turqisë, dhe tha: “… do të jetë në zotërimin dhe mbrojtjen tonë përgjithmonë.“
Ai gjithashtu theksoi se hapja e Xhamisë së Madhe të Shën Sofia për adhurim përputhet me “kërkesat dhe shpirtin” e Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore të vitit 1972.
“Asnjë vend nuk mund ta mësojë Turqinë për ushtrimin e sovranitetit të saj kombëtar,” paralajmëroi ai.
Shën Sofia shërbeu si kishë për 916 vjet deri në pushtimin e Stambollit, dhe një xhami nga 1453 deri në 1934 – gati 500 vjet – dhe së fundmi si një muze për 86 vjet, shkruan Anadoly Agency.
Një nga ndërtesat më të vizituara historike në Turqi nga turistë vendas dhe ndërkombëtarë, Shën Sofia u shtua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në 1985, gjatë kohës së saj si muze.
Më 10 korrik, një gjykatë turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934 që e kishte shndërruar Shën Sofia në një muze, duke i hapur rrugën përdorimit të tij përsëri si xhami pas një ndërprerje 86-vjeçare.
Lutja e parë që nga rikthimi i saj zyrtar në një xhami u mbajt të Premten.
g.kosovari