Ikona e Barcelonës Xavi Hernandez është infektuar me koronavirus.
Trajneri i Al-Sadit e dha lajmin në rrjetet sociale, ku pranoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Megjithatë, ai qetëson të gjithë fansat e tij teksa shton se nuk ka shqetësime, ndërsa nuk do të drejtojë në fundjavë ekipin e tij pasi duhet të qëndrojë shtatë ditë në karantinë.
“Disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin QSL (Qatar Stars League), unë testova pozitive në provën e fundit COVID-19. Për fat të mirë, jam duke u ndier mirë, por do të izolohem derisa të më jepen të gjitha udhzimet e qarta. Kur shërbimet shëndetësore e lejojnë atë, unë do të jem shumë i etur për t’u rikthyer në rutinën time të përditshme dhe për të punuar“, shkruan Ksavi në Instagram.
“Unë do të doja të falënderoja të gjitha autoritetet, veçanërisht ata që punojnë në [QSL], [QFA] (Shoqata e Futbollit të Katarit) dhe [në] Al-Sad për furnizimin me mjetet e zbulimit të hershëm, zvogëlimin e përhapjes së infeksionit dhe që garanton zhvillimin normal të konkurrencës“, vazhdoi ai më tej.
Kujtojmë, që Xavi është përfolur gjatë këtij viti si kandidat për stolin e Barcelonës, por në të dyja rastet ka refuzuar./ Javanews
g.kosovari