Nga ARTUR AJAZI
Monika Kryemadhi ka folur për “gjykimin e popullit”. Ajo ka menduar të flasë si “lider” partie, edhe pse në fakt nuk është, ka menduar të flasë si “bashkryetare” e opozitës, edhe pse në fakt po përpiqet të ndahet nga Lulzim Basha. Kjo për faktin sepse nuk e sheh vehten të përfaqësuar në SHQUP. Por së fundi Monika e LSI-së ka deklaruar se “jam po listave të hapura 100 per qind, askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit, koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve”. Bravo Monikë. Dikur nuk i doje listat e hapura, tani je ok, dikur nuk mendoje se ju kryetarët, pushtetarët, zhvatësit e pasurisë së këtij vendi, ju milionerët e papritshëm, nuk duhej të ishit objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit apo dhe SPAK, tani je ok. Dikur mendoje dhe deklaroje se “gjykimin e popullit duhet ta marrin rilindasit”, kurse sot del dhe deklaron se “askush nuk do ti shpëtojë gjykimit të popullit”. Mos e ke fjalën për Lulzimin, Ilirin, apo edhe për vehten ? Ndoshta, sepse ndodh edhe kështu. Por le të kthehemi tek listat e hapura. Ndoshta nuk ke ndërruar mëndje zonja Monikë, për të garuar me listat e hapura sërish në Belësh, atje ku ti “fitove bindshëm”, por kësaj here duke mos blerë vota, dhe duke mos u premtuar belshakëve “parajsën e LSI”. Monika flet për “gjykimin e popullit”, por nuk e thotë nga duhet të nisë ai gjykim, nga 1992-1996, 1997, 1998, 2001, 2005-2013, apo nga 2017 dhe revolucioni popullor molotovist ? Sepse të thuash se “nuk do ti shpëtojnë gjykimit të popullit asnjë nga ne politikanët dhe kryetarët”, duhet të pranosh se edhe ti, duhet ti nënshtrohesh gjykimit të popullit, edhe Iliri, edhe Lulzimi, edhe Doktori, edhe Fatmiri, edhe Nardi, Dashi, dhe gjithë sorrollopi ish-pushtetarëve. Sepse “gjykimi i popullit”, duhej bërë me kohë, dhe duhet të nisë jo sot, por qysh para 30 vitesh. Për ti treguar vendin atyre që erdhën me opinga lëkure, valixhe druri, xhaketa të marra borxh, dhe një 2 mijë lekëshe në xhep në Tiranë, kapën ndonjë parti, bënë “karrierë” duke u ngjitur me hile majë piramidës, u bënë pasanikër me marifete të ndryshe, dhe që sot gurin e gjuajnë nga “rilindasit”. Jo Monika, gjykimi i popullit duhet të nisë nga llupësit e pushtetit, nga ata që kanë gëzuar prej 30 vitesh pushtetin dhe kanë katranosur shtetin, nga ata që nuk kanë lënë rrugicë të Europës pa bredhur, dhe nuk kanë lënë universitet të saj pa shkollur fëmijët, dhe sot flasin sikur të ishin “qelibar”. SPAK dhe BKH, duhet të nisin urgjentisht hetimet për të gjithë armatën e ish-pushtetarëve, të ndëshkojë dhe filtrojë çdo qindarkë të fituar me pisllëk, të filtrojë çdo pallat, vilë, apartament 400 metra katrorë, që sot gëzojnë ata që deri dje kishin një banesë 1+1, dhe pastaj të shohim si bëhet “gjykimi i popullit”. Dakort Monika, jam shumë dakort me ju, askush të mos i fshihet gjykimit të popullit, duke mos përjashtuar edhe ata që flasin në emër të tij, kur u vjen “rradakja vërrdallë” për të hequr sikletin nga vetja. Shpresoj të mos kesh gabuar në deklaratën tënde Monikë, ashtu siç mendoj se nuk e ke shpikur nga vetja, duke mos marrë mendimin edhe të kreut të shtetit,(jo të Lulzimit) aq më tepër kur kërkon “gjykim nga populli” edhe për kryetarët….
Ho