Ulet mosha mesatare e personave te prekur nga koronavirusi ne Itali. Sipas te dhenave me te fundit, nga evidencat e nxjerra e te cilave u referohen mediat italiane, mesohet se mosha mesatare e te infektuarve eshte ulur ne 40 vjeç.
Nderkohe qe në muajt Mars / Prill, muaj të cilesuar si teper te vështirë per fqinjet, mosha mesatare e te prekurve ishte mbi 60, tashme mosha ka shenuar ulje te ndjeshme.
Kjo tregon edhe ndryshimin e zakoneve të imponuara nga bllokimi, por vetëm për një pjesë të popullatës. Të moshuarit, sipas eksperteve, nuk e ekspozojnë shume veten, të frikësuar nga mijëra viktima qe u shenuan dhe te tronditur nga ngjarje tragjike qe u ndodhen miqve apo te afermve duket se e kane me te larte ndenjen e vetendergjegjesimit dhe po mbrohen me shume.
Nderkohe qe moshat e reja duket se nuk po e bejne, duke iu rikthyer jetes normale, madje ku nuk mundojne as shtrengimet e duarve, takimet, perqafimet.
Instituti i Lartë i Shëndetit ka raportuar se pothuajse në të gjithë vendin ka disa shpërthime të përmasave të ndryshme dhe shumë prej tyre janë shkaktuar nga njerëz që kanë ardhur në Itali nga vende me incidencë të lartë.
Sipas te dhenave, ulja e moshes “është pjesërisht për shkak të karakteristikave të shpërthimeve që shohin një përfshirje gjithnjë e më të vogël të të moshuarve dhe pjesërisht në identifikimin e rasteve asimptomatike, qe kapin moshat me te reja”.
Shume prej te rinjve, jane asimptomatike ose zhvillojnë forma shumë të buta të infeksionit, nuk i rëndojnë spitalet, por infeksioni perhapet.
g.kosovari