Presidenti Ilir Meta tha se është gati që të shkojë dhe të japë mendimin e tij në Këshillin Politik, por me ftesë zyrtare, jo me një Twitter në rrjetet sociale, referuar Edi Ramës.
“Nuk është çështje e presidentit të merret me çështjet e këshillit politik. Nuk ftohet presidenti në këshillin politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara si ky Twitteri këtu (tregon ftesën e Edi Ramës në rrjetet sociale), presidenti nëse dikush ka dëshirë të dijë mendimin apo kërkon mendimin të fton zyrtarisht për të gjetur një dakordësi. Nëse të gjithë anëtarët e këshillit kanë dëshirë padyshim që presidenti është i gatshëm të shkojë dhe të japë mendimin e tij me interesin më të mirë të këtij procesi. Por këto lloj ftesa LB, IM dhe OP, edhe Haxhi Qamilit do i vinte turp” tha ai.
Por cfarë do të ndodhë nëse Edi Rama miraton ndryshimet për hapjen e listave dhe koalicionet pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentit. “Unë nuk e kuptoj këtë 6 ditë?! Kush e ka vendosur këtë afat? BE, NATO, Bundestagu? Ekziston vetëm një datë e rëndësishme, 5 Qershori, pasi është një marrëveshje ku u investuan të gjitha forcat politike. 5 Qershori mund të rishikohet vetëm në mënyrë konsensuale”, tha Meta.
/e.rr