Naftëtarët e Ballshit janë grumbulluar sot për të disatën herë para bashkisë për të protestuar jo vetëm ndaj të zgjedhurve lokal, por edhe qeverisë, pasi prej 22 majit nuk ka asnjë zhvillim në lidhje me pagat e tyre, të ulura në mënyrë drastike.
Prej dy mujash ata janë pritje të një takimi me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, ndërkohë që sot një përfaqësues i firmës është shprehur se nuk marrin asnjë detyrim plus përsipër.
“Duhet të bëjmë një padi dhe t’i drejtohemi SPAK-ut, se nuk dime ndonjë vend të botës që lekët e fituara me gjyq të mos jepen nga përmbarimi. Ironia është se drejtori i përmbarimit është ish-deputeti jonë i zonë Piro Lutaj. Të paktën të presim një përfaqësi nga këta. Të na thonë a jepen apo nuk jepen këta lekë, ose le të hedhin poshtë gjyqin,”-shprehet një nga protestuesit.
Ata ngrenë shqetësimin se nuk mund të punojnë me firma që vijnë fuqishëm dhe më pas ikin për 6 muaj teksa i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku të mbajnë përgjegjësi.
g.kosovari