Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka konfirmuar pjesëmarrjen sot në orën 17:00 në tryezë teksa ka kërkuar nga opozita jashtëparlamentare që propozimet t’i dërgojnë paraprakisht tek anëtarët.
Gjiknuri gjithashtu i është përgjigjur Vasilit dhe Bylykbashit me një e-mail duke theksuar se nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese i është prezantuar PD- LSI më 21 korrik, madje i është dhënë edhe një kopje nga sekretaria.
Kjo do të thotë se sot në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik për herë të dytë për ndryshimet kushtetuese teksa nga mazhoranca do të jenë Gjiknuri ndoshta edhe Rama, nga opozita parlamentare Murrizi- Hajdari kurse nga opozita jashtëparlamentare Bylykbashi- Vasili, ndoshta edhe Gazment Bardhi.
Ditën e djeshme në një e-mail të vonë Bylykbashi dhe Vasili ngritën shqetësimin se mazhoranca po i bënte fakt të kryer ndryshimet kushtetuese teksa konfirmuan nga ana e tyre se Opozita e Bashkuar nuk ka ndërprerë apo të ketë qenë kundër dialogut për këto çështje.
E-MAILI NGA DAMIAN GJIKNURI
Miremengjes,
Me poshte gjeni emailin e z.Gjiknuri derguar anetareve te Keshillit Politik, ne vijim te atij te meparshem derguar nga z.Bylykbashi dhe z.Vasili.
Teksti i emailit:
Ju rikujtoj se në mbledhjen pesë orëshe të datës 21 Korrik, thërritur prej nesh, ju është prezantuar nisma e opozitës parlamentare për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, procedura e ndjekur nga Kuvendi, varianti i dakordësuar dhe miratuar nga Këshilli i Rregullores dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut bashkë me relacionin përkatës.
Ndonëse dokumenti ka qenë krejtësisht publik, në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu sikurse të gjitha seancat e zhvilluara në komisione kanë qenë të hapura e publike, meqenëse ju deklaruat se ishit në mungesë dijenie, ju dorëzua edhe zyrtarisht një kopje nga sekretaria e Këshillit Politik.
Në kushtet kur ju pranoni mungesën e propozimeve konkrete të cilat do duhej të ja dërgonit paraprakisht anëtarëve të Këshillit dhe duke vlerësuar gjithësesi gatishm
g.kosovari
Termet ,termet termet