Në Kishën Katolike Ringjallja, të Korçës mbrëmjen e sotme është vene re se pa pasur rrjedhje gazi , e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga disa persona që kanë tentuar te vjedhin ne ambientet e saj.
Por ndërhyrja në kohën e duhur e shërbimit zjarrfikës dhe specialistëve ka bërë të mundur shmangien e një ngjarje shumë të rëndë.
Dëmet do të ishin të pallogaritshme në rast se do kishin shpërthyer flakët, pasi pranë kishës janë të vendosura njeri nga fakultetet e universitetit te Korçës, gjykata, një pallat si dhe shtëpi dhe biznese të tjera.
Pas lajmërimit policia ka bërë rrethimin në distancë të vendit për të shmangur çdo ngjarje të mundshme, ndërsa po punojnë për të zbardhur ngjarjen si dhe gjetjen e autorëve.
g.kosovari