Tension pranë hapësirës ajrore britanike. Dy superavionë rusë të tipit TU-160 janë kapur nga radarët mbi Atlantik, duke i’u afruar hapësirës ajrore evropiane. Bëhet fjalë për avionë të cilët fluturojnë dy herë më shumë se shpejtësia e zërit dhe mund të transportojnë deri ne 16 raketa të fuqisë mjaft të lartë.
Pas konstatimit të bërë nga radarët, ushtria britanike ngriti menjeherë në ajër nga një bazë në Skoci dy avionë të tipi RAF Typhoon, ose siç njihen ndrysho “tornado”.
Lajmi konfirmohet nga një zëdhënës i ushtrisë britanike i cili tha se “dy avionë Raf të forcave britanike u ngritën në ajër për të shqoëruar avionët rus, të cilët u konstatuan mbi oqeanian Atlantik, në hapësirën ajrore ndërkombëtare”.
Ky nuk ëhstë incidenti i parë në këtë zonë. Gjatë vitit të shkuar NATO ka konstatuar shumë raste kur avionët rus kanë shkelur këtë hapësirë. Në muajin mars Britania thirri ambasadorin rus për të kërkuar shpjegime për incidentet.