Në instagramin e Olit Currit kanë nisur thumbimet mes tij dhe Noyzit. Curri ka postuar një foto të reperit, i cili do të përformojë në një prej clubeve të Tiranës. Gazetari ka etiketuar edhe dy vajza në postim, Ilda Bejlerin, e njohur për bukurinë e saj si dhe Elona Duron, të cilat i fton të shkojnë në performancën e Noyzi-t.
“Bëhuni gati, duhet me shku se keni hongër një javë nga Noizy”, i kujton kështu opinioniti duke na lënë të kuptojmë se reperi është këputur nga lekët duke qerasur dy vajzat e ekranit.
Në “lojë” hyn edhe Elgit Doda por nuk kuptohet shumë gjuha e “koduar” mes tij dhe Oltit. Ajo që kuptohet fare mirë është komenti i reperit Noizy.
“Dallaveret e Shqipërisë janë mbledhur këtu”, shkruan Noizy me shaka por…Ju e dini që shakaja është gjysma e së vërtetës. Për disa madje, ajo është edhe ¾ e së vërtetës.