Një person është kapur duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm përkundër fitimit, duke bërë që të vihet në pranga.
Në vijim të operacionit policor “Perimetri”, policia e Pogradecit goditi një tjetër rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i N. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Berat.
I dyshuari u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Pogradecit, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
g.kosovari