Liverpool ka ngritur në qiell trofeun e Premier League pas 30 vitesh pritje edhe pse festa e mbrëmshe në ‘Anfield’ ishte pa tifozët e zjarrtë të The Reds. 30 vite pritje iu dashë Liverpool që të arrijë sërish këtë sukses të munguar, me një trajner gjerman kësaj radhe si Klopp dhe me një grup të talentuar me yje si Mane, Salah, Firmino, Henderson, Virgil Van Dijk, trent Alexander- Arnold etj.
Pikërisht Liverpool priti Chelsea-n në ndeshjen pas të cilës do të ngrinte trofeun dhe e mbylli sezonin në shtëpi në mënyrë më të mirë të mundshme me një fitore tenistike 5-3. Në fakt të kuqtë kaluar në avantazh të 3-fishtë që në pjesën e parë teksa Giroud ngushtoi për miqtë në shtesë.
Në pjesën e dytë Firmino shënoi për 4-1 por Chelsea rihapi sfidën aq sa u duk se do të kishte një përmbysje. Abraham dhe Pulisic ngushtuan për 4-3 por ‘kapakun’ sfidës ia vendosi Oxlade- Chamberlain.
AT LONG LAST, LIVERPOOL RAISE THE PREMIER LEAGUE TROPHY! pic.twitter.com/q9hJpquFR8
— DAZN Canada (@DAZN_CA) July 22, 2020
Liverpool në 13 muajt e fundit ka arritur të fitojë Champions League, Uefa SuperCup, Kupën e Botës për klube si dhe Premier League duke u bërë ekipi më në formë në botë.
g.kosovari