Mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku, i cili njëherësh është dhe nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, është shprehur mbrëmjen e djeshme se Shqipëria është në kulmin e pandemisë dhe nuk pritet në vijim të të ketë shtim të rasteve.
Në një intervistë në Report TV, Ulqinaku u shpreh se shifrat e javëve të fundit janë normale dhe të menaxhueshme, pasi ka pak kufizime. Më tej epidemiologu shton se ky trend shifrash të larta do të vazhdojë edhe për disa kohë, por nuk do të ketë rekorde të tjera.
“Nuk pres ndonjë boom rastesh, ky trend do të vazhdojë edhe për disa kohë, mund ta menaxhojmë duke mos kaluar në mbingopjen e spitaleve. Është një trend normal i një jete normale meqë çdo gjë është hapur. Ky është piku që kemi duke pasur edhe këtë numër vdekjesh. Jemi në kohë të çuditshme, më vonë disa do të qeshin disa do të qajnë. Nuk kemi më shanse të kthehemi më pas. Të jemi secili të ndërgjegjshëm. Me një higjienë të maskës e duarve je 90% i mbrojtur. Aktualisht kemi 120 persona të shtruar. Kemi një numër të rritjeve në të gjithë botën dhe stabilizim të vdekjeve, do të thotë që kemi ulje të virulencës“, tha Ulqinaku.
g.kosovari