Nga Mero Baze
Parlamenti pritet të miratojë (nesër) të enjten, marrëveshjen politike të 5 Qershorit mbi Reformën Zgjedhore, negociuar nga ambasada e SHBA në Tiranë dhe mbështetur nga diplomatët e tjerë perëndimorë, pasi socialistët nënshkruan më parë një marrëveshje me opozitën parlamentare, ku angazhohen se do të mbështesin dhe propozimet e tyre, për ndryshime kushtetuese. Ndryshimet kanë të bëjnë me listat e hapura, kolaicionet, dhe pragun elektoral.
Të gjithë këtë, opozita e rrugës PD-LSI, po përpiqet ta paraqesë si një konspiracion kundër 5 Qershroit, dhe ikje nga marrëveshja.
Por a e prek në të vërtet 5 Qershorin, Marrëveshja e re për ndryshime Kushtetuese.
Së pari marrëveshja e socialistëve me opozitën parlamentare për ndryshimet kushtetuese, prek listat , koalicionet dh eprgaun elektoral.
Në të gjithë bisedimet apo negocioatat e bëra në ambasadën e SHBA në Tiranë, për marrëveshjen e 5 Qershorit, nuk është diskutuar kurrë, asnjëherë, as për listat, as për koalicionet, as për pragun.
Dhe për tri cështje për të cilat nuk është diskutuar kurrë, nuk ka si të jenë të përfshira në një marrëveshje.
Kur nuk janë në marrëveshjen e 5 Qershorit, nuk ka çfarë prek marrëveshja e re, për ndryshime kushtetuese.
Kjo është shumë e rëndësishme të kuptohet, pasi dy marrëveshjet, kanë kërkesa krejt të ndryshme.
Së dyti pretendimi i rremë i PD, se në Marrëveshjen e 5 Qershorit është shkruar se nuk do të ketë ndryshime sistemi, është i vërtet, por nuk përgënjeshtron atë që thamë më lart.
Gjatë negociatave për marrëveshjen e 5 Qershorit, në tryezën e ambasadës amerikane, janë bërë 4 propozime për ndryshime sistemi. Pra janë ofruar 4 llojë sistemesh zgjedhore. Si përfundim u vendos të mos preket sistemi zgjedhor.
Por listat e hapura, koalicionet dhe pragu, nuk janë në sistem zgjedhor. Ato janë pjesë e Kodit elektoral dhe janë ndryshime që nuk prekin sistemin.
Pra PD pretendon se po nddoh një gjë që në fakt, nuk po ndodh. Listat, koalicioni dhe pragu kanë qenë në të njëjtin nen që kanë qenë dhe para 2009 në Kodin elektoral .
Së fundmi dhe spekullimi i Gazmend Bardhit apo Bylykbashit gjatë zhurmave t ëtyre në Këshill Politik, se preken katër nene të kodit elektoral duke keqcitua amandemanetet, është i rremë. Ato paragrafe që thotë ai plotësohen, por nuk preket pjesa që ai citon. Amendantet e bëra plotësojnë paragrafin por nuk ndryshojne egzistuesin.
Përpjekja e tyre për të bërë zhurmë dhe për të krijuar idenë se po preket 5 Qershori, është thjeshtë një aksion që tenton të maskojë hipokrizinë e Lulzim Bashës, që ka mbushur gjithë ambasadat dhe gjithë aktorët e shoqërisë civile me gënjeshtra, se ai është dakord për listat e hapura, por nuk do Edi Rama.
E vërteta tani është në shesh. Lulzim Basha po i fshihet ballafaqimit në Këshill Politik për këtë çështje, edhe pse Këshilli Politik është një sajesë për të korigjuar daljen nga institucionet të Lulzim Bashës. Legjitmiteti i parlamentit nuk mun dtë vihet në dyshim nga ai që e ka braktisur parlamentin. Nëse ka dicka që nuk shkon në atë parlament, është fakti që opozita po përpiqet të paraqes si defekt të parlamentit, palgën që ka tentuar ti hap me vullnet të plot politik duke e braktisur. Pra po përpiqet ti jap vlerë papërgjegjësisë së saj politike.
Por nuk ka më asgjë në dorë në këtë drejtim. Ajo ka në dorë dhe ka kohë deri më 29 Korrik të bëhet pjesë e ndryshimit. Më 30 Korrik e pas, do të jetë pjesë e historisë së refuzimit të këtyre ndryshimeve, me të cilat do përpiqet të vij në pushtet.
Gabim e ka. Me aq shumë vet sa ka gënjyer Lulzim Basha që do ti bëj deputet, listat e hapura janë shpëtim për të. se shumicën mund ti zhgënjej kur të mbarojnë zgjedhjet, por mund ti gënjejë kur fillojnë.