Nga ARTUR AJAZI
Lulzim Basha iku në Kosovë, nuk pranon të jetë prezent në Këshillin Politik, nuk pranon ftesat e shumta të kryeministrit, nuk pranon listat e hapura, nuk pranon ndryshimet kushtetuese, nuk pranon asgjë që lidhet me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Por më kryesore mbetet, frika e Lulzimit nga Edi Rama. Ai i trembet më shumë Ramës, se COVID-19, madje është “kaili” të mos ruhet fare nga corona, dhe të mos vendosë as maskë, vetëm me Edi Ramën të mos takohet. Përse trembet kaq shumë Lulzim Basha, nga Edi Rama, kur ka mbushur gjithë SHQUP-in dhe gjithë dynjanë se “tani jam unë kryeministër, jo ai”. Përse duhet të largohet dhe të frigohet kaq shumë kryetari Partisë Demokratike, aq sa të mohojë , duke qenë gati dhe ta shkatërrojë edhe marrëveshjen e 5 Qershorit, vetëm me Edi Ramën të mos takohet ? Ti trembet ndonjë sygjestionimi të panevojshëm ? Edhe ndoshta, por frika se Rama, do ti zbulojë atij lojën dhe “A”-sin nën mëngë qysh në sekondat e para të takimit, e tremb Lulzimin. Dhe kjo lidhet me pamundësinë e të bërit “ujdi” apo marrëveshje xhentelmenësh, sepse Lulzim Basha nuk i mban fjalët dhe premtimet, edhe kur ato bëhen për synime madhore politike dhe kombëtare. E ndërsa Edi Rama kryeministër, ka kohë që e fton sinqerisht për tu dakortësuar dhe diskutuar ballë për ballë, me përfaqësi partie apo dhe “tête á tête”, ai sërish trembet. Ndoshta sepse nuk do ta ndjejë vehten aq “kryeministër” para Edi Ramës, ndoshta sepse nuk do ta ndjejë vehten aq kryetar partie dhe kryetar i “opozitës së bashkuar” para Edi Ramës, apo dhe ndoshta sepse do ti pranonte kushtet e tij, pasi vetëm ashtu mund të sigurojë mbijetesën politike pas humbjes. Të gjitha mund të ngjasin, por më kryesorja është se, Lulzim Basha para Edi Ramës, ndjehet gjithmonë humbës. Dhe kjo ka ndodhur në 3-4 palë zgjedhje, ka ndodhur edhe kur partia e tij, mori vendimin më skandaloz për të “djegur mandatet”, dhe e gjitha kjo pasi e kishin të pamundur të përballeshin në Parlament me Edi Ramën. Situata në të cilën ndodhet sot Partia e Lulzimit, është serioze, pasi po pergatitet të futet në zgjedhjet e ardhshme me të vetmin motiv dhe alternativë “sfiduese”, e cila është më shumë cfilitëse, “Basha kryeministër”. Natyrisht paniku, mungesa e besimit dhe humbja e shpresës për ndryshim, ka bërë efektin e saj tek kryetari Partisë Demokratike. Ata kanë vite që deklarojnë dhe u duket sikur mburren madje, se “nuk e rrëzojmë dot me votë Edi Ramën”. Dhe çfarë mbetet ? Mbetet ajo që “të shpallim Lulzim Bashën “kryeministër dhe të ekzaltojmë disi ndjekësit tanë deri në afrimin e fushatës” pastaj le të nxjerrim yçkla të tjera. Kush trembet, dhe kush nuk pranon të takohet në politikë, gjithmonë është humbës. Asnjëherë nuk ka ndodhur, që ujditë e mëdha në politikë të bëhen nga njerës të vegjël, asnjëherë nuk ka ndodhur që politikani profesionist ti trembet tryezave, pasi ai ka si argument alternativën, idenë, programin e tij. Edi Rama, ka zgjedhur të jetë i tillë, edhe pse ka përballë një humbës që i trembet tryezave, përballjes, dhe konkurimit të hapur në meidan.